Tiranë, 3 të armatosur grabisin bankën, Deshmitarët: Moren 2 çanta me para
Një sasi e konsiderueshme parash është grabitur nga "Union Bank" pranë stacionit të trenit në kryeqytet. 3 persona të armatosur dhe të maskuar kanë shkëmbyer zjarr me rojet e sigurisë dhe kanë arritur të grabisin 2 thasë me para të rrëmbejnë një automjet të policisë private që ruan bankën dhe të largohen e janë ende në kërkim.Tiranë-Ende pa u mbyllur ngjarjet e bujshme me tritol në Tiranë, një tjetër ngjarje e rëndë regjistrohet mesditën e kësaj premte, 13 shkurt 2015 teksa është grabitur një Bankë e nivelit të dytë në bulevardin "Zogu i I" .Të fshehur në garazhdin e pallatit ku ndodhet filiali i "Union Bank", pranë Stacionit të trenit në kryeqytet, të armatosur dhe të maskuar, tre persona ja kanë dalë të grabisin dy thasë me të cilët kishin një shumë të konsiderueshme parash.Tre autorët i kanë vënë automatikun në kokë drejtuesit të automjetit të Kompanisë së Sigurisë që ruan Bankën, i kanë rrëmbyer atij automjetin dhe janë larguar në drejtim të Paskuqanit.Rreth 30 minuta më vonë, policia ka gjetur të braktisur mjetin tip “Land Rover” me targë AA 105 IV me të cilin u larguar, rreth 1.5 km larg vendit të ngjarjes, teksa burime policore pohojnë se I ka pritur një tjetër makinë për tu larguar.Gjatë operacionit për kapjen e autorëve, është aksidentuar një automjet i forcave "Shqiponja", të cilët kanë tentuar të t'i ndalin autorët, por pa sukses.Gjithashtu mendohet se autorët kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë që i kanë pritur pranë zonës së Paskuqanit për të bërë të mundur largimin e tyre, e për ti shpëtuar prangave të policisë.Dëshmitarët në vendin e ngjarjes bënë të ditur se ka pasur edhe shkëmbim zjarri, ndërmjet grabitësve dhe rojeve të sigurisë, por fatmirëshisht nuk ka pasur persona të lënduar.Burime pranë grupit hetimor kanë bërë të ditur se ka dyshime të forta që grabitësit kanë pasur bashkëpunëtorë brenda në Bankë, që i kanë informuar për momentin kur do të transportoheshin paratë.Policia dhe ekspertët e kriminalistikës për orë të tëra kanë mbajtur të rrethuar vendin e ngjarjes dhe kanë fiksuar provat që do ti shërbejnë hetimit dhe zbardhjes së ngjarjes së rëndë.Janë marrë në pyetje punonjës të Union Bank, dëshmitarë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të Bankës, por edhe objekteve përreth.(Video: Pamje nga vendi ku ndodhi grabitja mëngjesin e sotëm, 13 shkurt 2015)[caption id="attachment_464287" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Makina që dyshohet se e kanë përdorur autorët e grabitjes, u gjet në Paskuqan[/caption][caption id="attachment_464239" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Policia dhe ekspertë tek banka ku ndodhi grabitja , 13 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_464238" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Policia dhe ekspertë tek banka ku ndodhi grabitja , 13 shkurt 201[/caption][caption id="attachment_464330" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Makina e policisë e dëmtuar nga aksioni për ndjekjen e grabitësve[/caption][caption id="attachment_464316" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Makina e policisë e dëmtuar nga aksioni për ndjekjen e grabitësve[/caption]vijon