Bamir Topi: "Brenda PD-së ka luftë bërrylash për pushtet"

Dy forcat e vjetra politike kanë qenë te interesuara që Fryma e re Demokratike të mos ngrejë kokë sepse e kanë parë si një rrezik potencial për ndryshimin e spektrit politik në Shqipëri. Deklarata është bërë nga qyteti i Laçit nga kreu i FRD-së Bamir Topi, sipas të cilit politika është kthyer në një çështje të pushtetit të radhës.Bamir Topi : “Forcat e vjetra politike kanë qenë të interesuara që qysh në fillim Fryma e Re Demokratike të mos ngrejë kokë, sepse e panë si një rrezik potencial për ndryshimin e skemës dhe aspektit politik në Shqipëri. Secili përdor të njëjtat metoda qoftë për të ardhur në pushtet, qoftë për ta mbajtur pushtetin”.Sipas Topit, lidershipi i demokratëve e ka kthyer partine në një luftë bërrylash mes njëri tjetrit. Kryetari i Frymes së Re Demokratike zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Laçit për përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.Bamir Topi : “Pati një dorëheqje nga ish-kryetari, ka një kryetar tjetër dhe ne na rezulton që është e njëjta situatë, një kaos, një luftë bërrylash, kush do qëndrojë, kush do të përjashtohet”.