Shkodër, arrestohet pas 1 muaji, grabitësi i kazinosë
Afro 1 muaj pas grabitjes me dhunë të kazinosë në qendër të qytetit të Shkodrës, uniformat blu kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë njërin nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.Në pranga ra 27 vjeçari Rajan Zeneli banues në lagjen "Naim Gjylbegu". Sipas njoftimit të policisë lokale, këto të fundit bënë ekzekutimin e Urdhërit Nr. 886 prot, datë 12.02.2015 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndalimin e banuesit në lagjen N.Gjylbegu Shkodër, pasi është njëri nga autorët e dyshuar të vjedhjes së kazinosë "Astra" në lagjen "Vasil Shanto", ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 janarit 2015.Ky i fundit së bashku me një tjetër bashkëpunëtor ende të paidentifikuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë hyrë brenda në kazino dhe kanë kërkuar nga punonjësit të gjithë shumën e parave të xhiros ditore.Pasi kanë marrë plot 4 milion lekë të vjetra ata janë larguar me shpejtësi në mjediset e jashtme të kazinosë, ku kishin lënë motorrin me të cilin udhëtonin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.Kjo kazino është grabitur në harkun kohor të 365 ditëve, 2 herë dhe tashmë policia po heton nëse kanë qënë të njëjtit persona. Ndihmesë ne hetime dhe në identifikimin e autorit të dytë të dyshuar do të jetë dëshmia e 27 vjecarit, tashmë i vënë në prangat e policicë së Shkodres.Vetëm gjatë muajve të fundit të 2014-es dhe fillimit të 2015-es në Shkoder rezultojnë të grabitura 2 kazino, 2 argjendari, 3 dyqane celularësh dhe 1 pikë exchange, që akoma nuk kanë autorë të dyshuar apo të arrestuar, me përjashtim të 27 vjecarit të vënë në pranga 24 orët e fundit. Të gjitha këto grabitje kanë ndodhur nga 2 persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve.Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit policia ka arrestuar në flagrance shtetasin P. F, vjec 30, banues në fshatin Grude e Re, Shkoder, pasi nga kontrolli i baneses sëe tij i janë gjetur 512.8 gr lende narkotike e thare Canabis Sattiva, 25 cope fisheke kal. 7.62 mm, 2 bomba artizanale me fitila zjarrpercjelles 50 cm si dhe dy detonatore me fitila zjarrpercjelles 50 cm secila te cilat i mbante pa leje. /Oranews.tv/