Makinën e shtetit e shiti për skrap, në kërkim Ish-kryekomunari i Milotit
Policia e Kurbinit ka nisur procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim 53-vjeçarin Vlash Gega, ish-kryetar i Komunës Milot. 53-vjeçari u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Fiat 900 DTE gryes, shtytes (Bjellorus), në pronësi të Komunës Milot, i cili gjendej prej disa kohësh në pikën e prodhimit të blloqeve në pronësi të ish kryekomunarit.Ish-kryekomunari i cili dyshohet se është autori i vjedhjes e ka shitur këtë mjet për skrap. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti është shitur për skrap për të mbuluar gjurmët e vjedhjes. Aktualisht, 53-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia për vjedhjen e pronës shtetërore.Ende nuk dihet vendndodhja e ish-kryetarit të komunës, i cili është larguar nga Miloti pa lënë asnjë gjurmë.