Elbasan, banorët shkatërrojnë argjinaturat e Lumit Shkumbin të mbjellin ullinj
Në një Komunë të Elbasanit, banorët po shkatërrojnë vetë argjinaturën e Lumit Shkumbin. Fermerët, çarjet në argjinaturë i shfrytëzojnë prej vitesh për të mbjellë ullinj. Bordi i Kullimit u ka bërë thirrje të mos ndërhyjnë në argjinaturë për të shmangur pasojat e rënda në të ardhmen.Në fshatin Jagodine të Komunës Shirgjan në Elbasan, banorët nuk reshtin së shkatërruari argjinaturën e Lumit Shkumbin duke prerë betonin e duke mbjellë me dhjetëra rrënjë ullinj nën të.Shkatërrimi i argjinaturës pas reshjeve të fundit rrezikon dhe daljen e Shkumbinit nga shtrati.Sipas drejtuesit të bordit të kullimit Astrit Xhelili, problemet në argjinaturën e lumit janë shkaktuar nga vetë banorët e Shirgjanit. " Kemi ndërhyrje në argjinaturë duke i mbjellë me pemë, duke bërë ndërtime pa leje, duke zaptuar bankinat, duke i bërë rrugë, gjëra të cilat ne na përngojnë për të bërë pastrimet e nevojshme që në raste reshjesh ne të jemi të përgatitur. Ndihma më e madhe që na japin fermerët është mosbllokimi i bankinave, mos hedhja e mbeturinave bujqësore në kanalet kulluese dhe vaditëse" .[caption id="attachment_464185" align="alignnone" width="885"]
Në foto: Drejtuesi i Bordit të Kullimit Elbasan, Astrit Xhelili[/caption]Ky rast i paprecedentë i shkatërrimit të argjinaturës prej banorëve vijon prej disa vitesh në këtë zonë të qarkut të Elbasanit.[caption id="attachment_464180" align="alignnone" width="1001"]
Në foto: Argjinaturat e prishura ku janë mbjellë ullinj[/caption][caption id="attachment_464182" align="alignnone" width="961"]
Në foto: Argjinatura e prishur dhe rrënja e ullirit, e mbjellë nga banorët[/caption]