Parkingjet me koncesion 35 vjecar, jepen me qera 42 mijë vende parkimi
Të majtët në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit kanë arritur të shtyjnë pas një jave vendimin për t’i dhënë ose jo kompanive private parkingjet në Tiranë për një afat 35-vjeçar. Të majtët thanë se është absurd të krijosh një situatë monopol në 3 muajt e fundit të mandatit, ndërkohë që sipas p/vendimit parashikohet që bashkia të përfitojë vetëm 10% të të ardhurave.Propozimi i Bashksië së Tiranës për të dhënë me koncesion 35-vjeçar parkingjet në kryeqytet jo vetëm që ka hasur në kundërshtinë e të majtëve, por i ka detyruar këshilltarët e saj të kërkojnë shtyrjen e marrjes së një vendimi. Sipas projekt-vendimit Bashkia e Tiranës synon t’i japë me koncesion dy kompanive (këtu shfaqet projekvendimi per kompanitë) për një afat 35 vjet që për të majtën të vendosësh për një monopol në tre muajt e fundit të mandatit, nuk është krejt korrekte karshi qytetarëve që të kanë votuar.Eridian Salianji : “Unë nuk e di se me çfarë lloj lehtësie dhe me çfarë përgjegjësie vjen tre muaj përpara përfundimit të mandatit tonë. Është përgjegjësi shumë e madhe kjo. Unë i bëj thirrje të gjithë këshilltarëve që të mundohen më shumë përsa i përket marrjes së këtij vendimi. Janë 35 vjet që qytetarët e Tiranës do të paguajnë. Jam shumë dakort që qytetarët duhet të paguajnë për detyrimet e parkimit, por më duket që ky material në gjykimin tim nuk është i plotë”. Numri dy i bashkisë së Tiranës sqaroi se bëhet fjalë për 42 mijë vende parkime në Tiranë nga të cilat 24 mijë në rrugët kryesore të Tiranës. Sipas projektvendimit, parashikohet një tarifë prej 150 lekë për 2 orë në rrugët kryesore dhe në qendër, si dhe 50 dhe 20 leke për rrugët dytësore pa kufizim qëndrimi. Nga këto të ardhura, bashkia e Tiranës do të marë vetëm 10% . Sipas të djathtëve në këshill miratimi i propozimit nuk do të thotë se do jenë ato kompani që do e përfitojnë, pasi do të shpallet më parë një garë.Eno Bozdo : "Këtu sot nuk përcaktojmë as fitues as humbës , as kontratë dhe asnjë lloj dokumenti tjetër, por miratojmë të drejtën që ka bashkia e Tiranës të ecë përpara me një koncept të saj nërpërmjet partneritetit publik privat për të rregulluar çështjen e parkimeve në Tiranë. Sot ne hapim garën, të therrasim ekspertizën më të mirë, kompanitë më të mira shqipëtare e të huaja, të na japin ofertat e tyre. Këshilli përsëri do mblidhet dhe do vendosi mbi ofertën”.Një projektvendim i tillë, nëse do të miratohet do të thotë parking me pagesë edhe pranë disa qendrave të banuara, çka do të rriste koston e jetesës për këto që disponon një automjet. Megjithatë të majtët e shtynë marrjen ose rrëzimin e një vendimi të tillë për të enjten e ardhshme.