Shehaj: AKBN auditoi kompaninë Bankers deri në 2010, sot po auditohet për vitin 2011

Në emisioni “Të Paekspozuarit”, në një lidhje telefonike Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj tregoi raportet që Institucioni i Tatimeve ka me kompaninë Bankers dhe auditi që i është bërë kësaj kompanie nga Agjencia e Kombëtare e Burimeve Natyrore. Ajo deklaroi se AKBN e ka audituar këtë kompani deri në vitin 2010, sepse sipas Shehajt sot Bankers po auditohet për vitin 2011.Një pjesë nga intervista telefonike me Drejtoreshën e TatimeveYlli Rakipi: Cilat janë raportet e zyrës tuaj me kompaninë BankeresBriseida Shehaj: Në radhë të parë doja të bëja disa sqarime, e para nuk është shtuar taksa e qarkullimit dhe e karbonit për kompaninë Bankers sepse në bazë të ligjit taksa e karbonit dhe e qarkullimit paguhet me nënproduktet dhe Bankers nuk i nënshtrohet kësaj takse. E dyta doja të përmendja ndryshimet që ka bërë qeveria shqiptare për të monitoruar më mirë këtë treg dhe këtë marrëveshje. Kompania Bankers për pjesën e tatim fitimit nuk auditohet nga Drejtoria e Tatimeve. Në bazë të ligjit të hidrokarbureve i vetmi institucion që çertifikon bilancin e kompanisë është AKBN-ja. Ajo çfarë ndërmorrëm ne, me vullnetin e plotë edhe të kryeministrit është pikërisht kjo: Kemi bërë një kontroll të përbashkët me Agjencinë Kombëtare të Hidrokarbureve dhe dua ta korigjoj zotin Pesha, kompania po auditohet tashmë për vitin 2011. AKBN bën kontrolle periodike njëhëre në tre vjet. AKBN e ka certifikuar atë faktorin e famshëm “R” që ndryshe nga kompanitë shqiptare kompania Bankers brenda në faktorin R i njihet edhe humbja dhe ky ishte problemi, që e lejon faktorin “R” të jetë më pak se 1. Sot kompania ka një raprot nga AKBN, e cila sigurisht ka të drejtën e saj që të dërgojë një observacion dhe më pas nga përfundimi i aktit të AKBN do të kthehet në vlera të përcaktuara nëqoftëse do ketë, në administratën tatimore. Pas auditimit të vitit 2011 AKBN dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të ushtrojnë kontrolle për 2012, 2013 e në vazhdim. Prandaj doja ta korigjoja zotin Pesha se AKBN është ajo që certifikon shpenzimet, nëse ato shpenzimi i kanë shërbyer aktivitetit dhe në fund fare për të përcaktuar faktorin “R”. Një nga ankesat kryesore që ka kompani Bankers është fakti se nga puset deri në pikën e lëvrimit kompanisë Bankers i ndodh një vjedhje shumë e madhe.Ylli Rakipi: Meqë jemi këtu, kjo kompani ka vetëm një NIPT ndërkohë që ka qindra njësi prodhim fitimi. Ju si zyrë e taksa tatimeve kur bëhet një gjë e re në kompani ka një NIPT sekondar. Këtu, gjëja më e çuditshme në botë që ka vetëm një NIPT.Briseida Shehaj: Sepse është marrëveshja e hidrokarbureve e tillë, që zotërinjtë kanë marrë në përdorim një zonë të caktuar, është një aktivitet dhe ka vetëm një NIPT. Nuk ka si të ketë NIPT-e sekondare.Ylli Rakipi: Ndoshta kjo nuk është e ligjshmeBriseida Shehaj: Jo kjo është e ligjshme. Paligjshmëria nuk është këtu. Ajo që duhet të kërkojmë ne sot është ky monitorim për të përcaktuar faktorin R dhe për të përcaktuar nëse kjo kompani ka apo nuk ka fitime.…..KLSH nuk ka pasur raporte vetëm për Albpetrolin, por ka pasur edhe për AKBN, për të gjitha vërtetimet që janë dhënë sepse kjo kompani duhet të auditojë. Ne sot po auditojmë këtë kompani për vitin 2011 që do të thotë që kjo kompani është audituar deri në vitin 2010