Vrasjet në Chapel Hill, Erdoan kritikon Obamën

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, ka kritikuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama për heshtjen e tij mbi vrasjen e tre studentëve myslimanë në SHBA.Ai tha se politikanët janë përgjegjës për ngjarjet në shtetet e tyre dhe duhet të mbanin qëndrim.Më shumë se 5000 njerëz morën pjesë në funeralin e studentëve që u qëlluan për vdekje në Chapel Hill, Kaliforninë e Veriut.Policia akoma po merret me investigimin e motiveve, ndërsa familjarët mendojnë se është një krim urrejtjeje.Sipas indikacioneve të para të policisë, vrasësi Craig Hicks, ka vepruar pas një grindjeje në parking.Një prokuror i qarkut tha të mërkurën se nuk prova se viktimat, Deah Shabby Barakat, bashkëshortja Yusor Mohammad dhe motra e saj Razan, janë sulmual për shkak të besimit të tyre.Megjithatë, shefi i policisë lokale tha se do të hetonin çdo rrugë, përfshi edhe mundësinë e krimit të urrejtjes.erdoganDuke folur gjatë një vizite në Meksikë, Erdoan kritikoi Barack Obama-n, sekretarin e Shtetit, John Kerry, dhe zv/presidentin Joe Biden pasi asnjëri prej tyre nuk bëri një deklaratë për shtyp për vrasjen e tre myslimanëve.“Nëse qëndron i heshtur kur përballesh me një incident të tillë, dhe nuk mban një qëndrim, bota do të qëndrojë e heshtur karshi teje,” tha Erdogan.“Si politikanë, ne jemi të përgjegjshëm për çdo gjë që ndodh në vendet tona”.Presidenti i Turqisë, Erdoan, ka qenë gjithnjë kritik ndaj trajtimit të myslimanëve në shoqëritë perëndimore.Pavarësisht se Turqia është një prej aleatëve më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara, anëtare e NATO-s, dhe po ndihmon në luftën kundër ISIS, kanë pasur përplasje kohët e fundit për mënyrën se si po zhvillohet kjo luftë.Marrëdhëniet e tij me administratën e Obamës janë zbehur disi përsa i përket konfliktit në Siri dhe Irak.Pjesë e turit amerikano latin të Erdoanit ishte Kuba dhe Kolumbia. Në Havana, gjatë takimit me presidentin Raul Kastro, Erdoan hodhi idenë e ngritjes së një xhamie në vend, edhe pse nga 11 milionë banorët, ku pjesa më e madhe janë të besimit katolik, vetëm 1500 janë të besimit musliman. Erdoan e kishte ngritur idenë e ndërtimit të një xhamie në Kubë që në nëntor 2014, kur pati deklaruar se lundërtarët muslimanë kishin mbërritur në Amerikë para Kristofor Kolombit.