Mbetjet spitalore. Ministri i Shëndetësisë hesht para skandalit
‘Channel One’ në ndjekje të investigimit për skandalin e hedhjes së mbetjeve spitalore në zona të banuara dhe në lumenj që derdhen në Detin Adriatik, kërkoi shpjëgime nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, si autoriteti përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Ligjit për trajtimin e mbetjeve spitalore.Gazetarët e ‘Channel One’ këmbngulën të marrin prononcimin e ministrit edhe në oborrin e parlamentit , teksa po hynte në seancë plenare.Ne e pritëm ministrin 4 orë në ambiente te Parlamentit, por sërish nuk pranon të prononcohet.Ministri i Shëndetësisë duhet të japë llogari për historinë shokuese të hedhjes së mbetjeve spitalore në lagje të populluara dhe në bregdetin e Shqipërisë.Një katastrofë njerëzore, që hedh dyshime të forta se në historinë e mbetjeve spitalore janë përfshirë zyrtarë të lartë dhe administratorë të klinikave private.Shëndeti i gjithsescilit prej nesh është i rrezikuar dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të prononcohet publikisht se garanton shqiptarët, që mbetjet spitalore do të asgjesohen me teknologjinë e duhur dhe do të ndalohet rreptësisht hedhja e tyre në zona të banuara dhe në bregdet.