Kumbaro në Shkodër: Do ta ruajmë zonën e Komanit
Ministria e Kulturës nuk ka marrë ende një vendim zyrtar për lejimin ose jo të linjave të interkonjeksionit në zonën e mbrojtur arkeologjike të Komanit.Sipas ministres Kumbaro procesi po ndiqet hap pas hapi në bashkëpunim me institutin e arkeologjisë dhe specialistë të OST-së, për të shmangur prekjen e zonës A, ku po bëhen gërmimet.Në praninë e ambasadorit të Zvicrës Christoph Graf, përfaqësuesit të fondit shqiptar të Zhvillimit dhe drejtorit të fototekës kombëtare Marubi, u firmos marrëveshja për themelimin e muzeumit "Marubi", me një vlerë bashkëfinancuese prej 80 mijë eurosh."Fototeka Marubi eshte nje aset i rendesishem e nje thesar I cmuar jo vetem per Shkodren e Shqiperine por do te thoja ne nje nivel nderkomëtar. Rreth gjysëm million negative që gjenden ketu tregojne në mënyrë vizuale jetën dhe historinë e Shqipërisë, cka është një vlerë e jashtëzakonëshme për vendin dhe për popullin, por edhe per zhvillimin ekonomik sepse interesi jo vetem I vendasve por gjithashtu I turisteve eshte rritur. Vemendja e vecante për potencialet që fotogaleria e Marubit sjell në këtë prespektive është e jashtëzakonshme, dhe une pres me padurim realizimin e muzeut në mënyrë që të mundësohet për sytë e të gjithë publikut shqiptar".Ambasadori i Zvicrës më herët vizitoi mjediset e vjetra ku ndodhet aktualisht fototeka "Marubi", në ndërmarrjen e ujësjellësit.