Blushi: Qeveria e djeshme i ka përgatitur krimit metodën e hakmarrjes
Deputeti i PS, Ben Blushi i ka kërkuar opozitës që të frenojë fantazinë dhe të japë solidaritet për sulmet me tritol ndaj familjës se ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Blushi tha se qeveria e djeshme i ka përgatitur krimit metodën e hakmarrjes.Ben Blushi: “Dy herë që kanë dashur ta poshtëronin të dyja herët ca kanë bërë? I kanë marrë për shënjestër familjen. Njëherë këtë e bëri qeveria e shkuar, i arrestoi babain Saimir Tahirit para dy ditësh e bëri krimi, i mori prap në shënjestër babin dhe sigurisht që kjo është koiçidencë, nuk them që krimi dhe opozita e sotme, kanë pasur të njëjtën shënjestër. Nuk them se pas bombës së pardjeshme fshihet dora e opozitës, por askush nuk më bind sot se ata që i vunë bombën pardje nuk kanë huazuar fatkeqësisht të njëjtin sitil hakmarrje si qeveria e djeshme. Ata nuk janë lodhur fare ti gjejnë dobësinë, njerëzore në fund të fundit, t’i gjejnë Saimir Tahirit thembrën e Akilit, se me dashje apo pa dashje qeveria e djeshme i ka përgatitur krimit metodën e hakmarrjes. Edhe dje dhe sot është babai i Saimir Tahiri e njëjta tabelë qitje. Se babai i Saimir Tahirit u arrestua para dy vjetësh, nuk u arrestua si bashkëpunëtor i qeverisë, edhe para dy ditësh nuk u godit si bashëkpunëtor i krimit, por si familjar i një njeriu që në të dy rastet është në betejë dje kundër qeverisë, sot kundër krimit të organizuar. Kjo është arsyeja që unë po flas sot këtu për ti kërkuar opozitës dhe në fakt jo vetëm të frenojë fantazinë e vet, t’i japin solidaritet një njeriu që edhe pse nuk e do, në fund të fundit është në detyrë, është nën sulm, është në shantazh”