Tavo për shëndetësinë: Akuzat e PS elektorale, duhet një pakt mbarëpolitik

Një pakt mbarëpolitik në funksion të krijimit të një sistemi shëndetësor kombëtar. Kjo do të ishte zgjidhja e vetme për të cliruar shëndetësinë nga sulmet politike, kryesisht në kohë fushatash elektorale, sipas kreut të Ministrisë së Shëndetëssië Vangjel Tavo. Duke iu përgjigjur edhe akuzave të ditëve të fundit të PS në drejtim të shëndetësisë, në mënyrë të vecantë ndaj sistemit të sigurimeve, Tavo deklaroi në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News se është papërgjegjëshmëri nga ana e opozitës të përbaltësh në mënyrë të atillë sistemin shendetesor dhe të propagandosh shërbim falas, cfare sipas tij ka një kosto të papërballueshme për këdo forcë politike që mund të jetë në pushtet.“Për sistemin shëndetësor nevojitet një pakt me të gjithë forcat politike, që të investojnë të gjitha për ta bërë një sistem shëndetësor kombëtar, që kur diskutohet buxheti në parlament të jenë të gjitha dakord dhe përgjegjëse. Është normale për një parti opozitare që në prag fushate të kritikojë, të shpalosë një program ndryshe që mund të përmirësojë situatën, në këtë këndvështrim do të pranoja cdo sugjerim të opozitës për të përmirësuar sistemin, por smund të pranoj të thuhet që shëndetësia kërkon revolucion total apo përmbysje të sistemit shëndetësor. Është papërgjegjësi të thuash se do përmbysësh një sistem shëndetësor që është ngritur në kohën e pluralizmit dhe ka filluar të konsolidohet në 17 vitet e fundit kur pjesë e shëndetësisë janë bërë dhe sigurimet shëndetësore, të cilat përballojnë problematikën e tij sa i përket financimit. Sigurimet shëndetësore do ti quaja të sukseshme, me gjithë problematikat që ka njohur sistemi, të trashguara dhe si pasojë e mungesës së eksperiencës. Sot kemi një sistem të konsoliduar dhe ISKSH është institucion i shëndetshëm pa borxhe dhe smund të pranoj që të thuhet se ky sistem duhet përmbysur dhe shteti do blejë shërbimin e do u frojë shërbim falas. Shëndetësia është shërbim, si i tillë ka një kosto që duhet përballuar. Lind pyetja nga do gjenden lekët për të mbyllur gropën që krijohet nga heqja e 24% të kontributit të popullit?Opozita e përdor vetëm për propagandë elektorale, nuk ka sesi shteti të mbulojë këtë vlerë. Ata që e deklarojnë revolucionin duhet të deklarojnë se nga do vinë të ardhurat, sërish ato do vinë nga taksapaguesit.Nëse sot shkojnë për investime, ato do mbulojnë edhe shërbimet dhe nevojat për medikamente. Pra nga njëra anë thonë se do heqin tatimet, nga ana tjetër i mbingarkojnë me këtë pjesë taksapaguesit. Është një shifër e madhe që shkon 300 mln dollarë. Është papërgjegjshmëri dhe e parealizueshme praktikisht, kanë tentuar dhe vende të tjera ta bëjnë dhe kanë dështuar në këtë skemë që opozita pretendon se do të mund të organizojë shëndetësinë” tha ai.Ministri i Shëndetësisë deklaroi se sistemi shëndetësor ka vend për të përmirësuar, por sipas tij kjo kurrsesi nuk mund të bëhet mbi bazën e ideve të lancuara për reformat ë tilla radikale, të cilat vetëm sa i bëjnë dëm shëndetëtësisë. Nga ana tjetër ai ka dënuar edhe etikiketimin e mjekëve si kasapë nga opozita, duke e konsideruar një denigrim të heronjve të vërtetë të shëndetësisë.“Të thuash që një sistem shëndetësor si ky i sotmi, të cilin e quaj të konsoliduar me gjithë problemet e trashëguara ka nevojë për përmirësim, po, realisht  shëndetësia ka nevojë për më shumë buxhet. A nuk është ky sistemi që sa i përket teknologjisë diagnostikuese është i instaluar në të gjithë spitalet rajonale, një nivel professional mjekësh që janë të barabartë me kolegët e tyre në rajon. Sot ne mbulojmë 100%  të nevojave të nefrobatikëve dhe të mbuluar 100% nga buxheti i shtetit dhe skema e sigurimeve. Ky sistem duhet mbështetur, të konsolidohet dhe zhvillohet edhe më shumë, por jo të hidhen ide për reforma të tilla që krijojnë një dëm shumë të madh. Jo vetëm sistemit, por dhe njerëzve që punojnë në këtë sistem. Nëse mjekët quhen kasapë, i denigrojmë ata, të cilët për mua mbeten heronjtë e vetëm të kësaj shëndetësie, kanë përballuar raste dhe situata nga më të vështirat.Mjekët në mazhorancën e tyre vlen të inkurajohen dhe jo të denigohen në mënyrë të tillë” theksoi Tavo.Duke qëndruar sërish tek ideja e një pakti ndërpartiak për shëndetësinë, Tavo tha se Ministria e Shëndetësisë është në fazat e fundit të kësaj strategjie, e cila më pas do të shtrohet për diskutim në të gjithë hiearkinë e saj, duke filluar nga mjekët për të përfunduar më pas në Kuvendin e Shqipërisë.“Për sistemin shëndetësor nevojitet një pakt me të gjithë forcat politike, që të investojnë të gjitha për ta bërë një sistem shëndetësor kombëtar, që kur diskutohet buxheti në parlament të jenë të gjitha dakord  dhe përgjegjëse. Realisht jemi në fazat e fundit të kësaj strategjie, të cilën do ta shtrojmë për diskutim me mjekët fillimisht, më pas do t’ua kalojmë të gjitha forcave politike, sesi ta konsolidojmë dhe forcojmë këtë sistem shëndetësor, më pas në komisionin parlamentar të shëndetësisë  dhe në fund në parlament.Kur kemi një strategji të tillë, kushdo që të jetë në pushtet nesër është i detyruar ta respektojë pikë për pikë. Shëndetësia ka vend ku mund të përmirësohet, do një buxhet shumë më të madh për të plotësuar nevojat, ka nevojë për përmirësim në infrastrukture, është objektiv afatmesëm, si në rastin e kirurgjisë.Por s’kemi si të filmojmë me kamer kirurgjinë dhe të mos filmojmë urgjencën.Shëndetësia s’duhet përdorur si objekt elektoral, por si objekt kombëtar, ku secili të jap kontrubutin e tij për përmirësim. Duhet të jemi sa më pragmatistë kur flasim për shëndetësinë” përfundoi Ministri i Shëndetësisë.