Rezoluta Çame, Komisioni i Jashtëm merr nesër në shqyrtim zgjidhjen e çështjes çame

Pas pothuajse një muaj nga koha kur u bë pjesë e axhendës së Komisionit Parlamentar te Puneve te Jashtme, mbledhjen e së mërkurës nis zyrtarisht diskutimi i Rezolutes per Zgjidhjen e Ceshtjes Came.Me 22 janar rezoluta Çame u fut ne axhenden e Komisionit Parlamentar te Jashtem. Drafti i propozuar nga dy deputetet e PDIU, do te kete dy relatore socialistin Qemal Minxhozi dhe demokratin Fatbardh Kadilli.Rezoluta çame është dorëzuar në Kuvend në fund të dhjetorit, nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Rezoluta propozon që në përputhje me traktatin të miqësisë dhe fqinjësisë së mire, mes Shqipërisë dhe Greqisë, të hiqen pengesat që nuk lejojnë zbatimin e të drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë, dikur shtetas grekë.Hapi i pare sipas propozuesve, është abrogimi i Ligjit të Luftës. Rezoluta i kërkon qeverisë që nëpërmjet kontakteve diplomatike te aktivizoje komisionet dypalëshe.