1-vjetori i vdekjes së Feti Voglit, përkujtohet në Zarr Herr “Dëshmori i Atdheut”
Përkujtohet, “Dëshmori i Kombit”, kapiteni Feti Vogli në 1 vjetorin e rënies së tij në misionin paqeruajtës në Afganistan. Në mjediset e batalionit të Forcave Speciale në Zall Herr u mbajt një ceremoni e vecantë, ku u vendos edhe busti i dëshmorit. Të pranishëm në këtë përkujtim ishin familjarë, miq, kolegë të kapitenit Vogli, Ministri i Mbrojtjes Imami si dhe amabasadori i SHBA-së Arvizu.Vëllai i heroit Feti Vogli i veshur në uniformë ushtarake në ruajtje të traditës së familjes falenderoi pjesëmarrësit për respektin ndaj figurës së dëshmorit Vogli.Kapiteni Feti Vogli ra gjatë kryerjes së misionit COMBAT Eagle 4 në Kandahar të Afganistanit duke u bërë i pari dëshmor i rënë në misionet paqeruajte në të cilat Shqipëria ka dërguar trupat e saj ushtarake në kuadër të NATOS-s. Gjatë këtij misioni u plagos dhe efektivi tjetër i forcave tona ushtarake Aleksandër Peci.Vogli ishte një ushtarak karriere dhe si rezultat i arritjeve të shkëlqyera në detyra, ishte dekoruar disa herë: me Medaljen e Karrierës në vitin 2007; me Medaljen për Shërbime Ndërkombëtare në vitin 2007, etj.