KQZ ok procedurave për plotësimin e vakancës në KZAZ dhe KQV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi unanimisht në mbledhjen e së mërkurës rregullat për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, në KQZ.Nepërmjet këtij vendimi KQZ përcakton disa elemente të formës dhe përmbajtjes se kërkesë për regjistrimin e koalicionit qe do të paraqitet nga partitë politike të cilat do të jene pjesëtare të këtij koalicioni. Partitë politike të cilat do të regjistrohen në KQZ si subjekt zgjedhor, duhet të paraqesin një kërkesë për regjistrimin e koalicionit dhe marrëveshjen përkatëse. Kërkesa për regjistrimin e koalicionit zgjedhor në KQZ duhet të nënshkruhet nga të gjithë kryetarët e partive pjesëmarrëse të koalicionit zgjedhor ose nga një person i autorizuar prej kryetarit te partise pjesëmarrëse në marrëveshje.Po me 7 vota pro u miratuan edhe disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 2, datë 25.02.2009 për “Organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor”. Sipas ndryshimeve dhe shtesave të miratuara, nëse partitë politike që kanë të drejta të paraqesin kandidatura për KZAZ nuk e ushtrojnë këtë të drejtë, KQZ konstaton vakancen dhe plotëson vendin vakant të krijuar në KZAZ deri sa ky komision te arrije korumin per vendim marrje.KQZ miratoi gjithashtu projekt-udhëzimin “Për procedurat e përzgjedhjes dhe trajnimit të shtetasve që mund të emërohen kryesisht nga KQZ, për plotësimin e vakancës së krijuar në KZAZ dhe KQV”. Ky udhëzim përcakton procedurate përzgjedhjes dhe trajnimit të anëtarit apo sekretarit të KZAZ-ve, të emëruar kryesisht, në rastet kur mungesa e anëtarëve apo sekretarit bën të pamundur vendimarrjen ne KZAZ apo funksionimin e KQV. Gjithashtu në këtë udhëzim është parashikuar dhe përzgjedhja dhe trajnimi i shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht nga KZAZ-ja si anëtarë të KQV-ve.