20 shkurti, Berisha në FB: Më 23 qershor do shembim murin e bllokimit
Kryeministri Berisha ka shkruar në rrjetin social Facebook në lidhje me 22-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha.Në një mesazh në profilin e tij, kryeministri Berisha nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama se po bllokon integrimin e vendit."Sot është 20 shkurti, dita që përmbysem diktaturën hoxhiste! Të dashur miq! Më 20 shkurt 1991, të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës, të udhëhequr nga PD në një akt guximi të jashtëzakonshëm, përmbysën në Tiranë me lëvizjen më të fuqishme, më masive e popullore, bustin e tiranit më mizor, Hitlerit të pasluftës së Dytë Botërore, Enver Hoxhës. Studentët me grevën e tyre të urisë, të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës, 22 vjet më parë, nuk përmbysën vetëm shtatoren e diktatorit por dhe bronxet e gjalla të bllokmenëve hoxhistë dhe diktaturën e tyre. Sot, pas 22 vitesh, ne nderojmë këtë ditë si anëtare të NATO-s, si qytetarë që lëvizim të lirë në mbarë Europën. Por sot, pas 22 vitesh, neobllokmenët me në krye Edi Ramën ngritën me votën e tyre murin e Bllokimit. Më 23 qershor ne do ta shembim atë” theksoi Berisha.Berisha ka ftuar gjithashtu të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e festimeve të Partisë Demokratike në Qytetin Studenti."Le të nderojmë sëbashku sot pasdite në Qytetin Studenti 20 shkurtin, ditën që përmbysëm diktaturën komuniste dhe ndryshuam epokat dhe historinë. Ne jemi ndryshimi - Përpara!” shkruan Berisha.