Gjirokastër, arrestohen për shpërdorim detyre 2 zyrtarë
Dy zyrtarë janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar "Asistenca" janë arrestuar shefi i zyrës së përkrahjes sociale në Bashkinë Këlcyrë Elidon Beqiri 27 vjeç dhe shefi i zyrës së punës në Përmet Erald Ristani 28 vjeç ndërsa po hetohet në gjendje të lirë specialistja e e zyrës së Përkrahjes Sociale të Bashkisë Këlcyrë Floresha Shahu për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.Sipas policisë, nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi Erald Ristani me detyrë shefi i Zyrës së Punës në Përmet ka lëshuar vërtetime për 5 shtetas që janë të papunë për këtë periudhë kohe prej 5 vitesh ndërsa zyra e përkrahjes sociale në Bashkinë Këlcyrë në bazë të ligjit duhet të bënte verifikimet çdo muaj me sigurimet shoqërore , të cilën nuk e ka kryer.Gjithashtu po heton në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme asistencë sociale për 6 vjet rresht nga fondet e shtetit që i akordoheshin Bashkisë Këlcyrë për të papunët. Sipas policisë shuma e përfituar nga këta shtetas është mbi 2 milionë lekë të reja.Ndërkohë Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër po vijojnë operacionin pasi mbi bazën e informacioneve të marra më parë dyshohet se numri i shtetasëve që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme prej vitesh asistencë sociale nga Bashkia Këlcyrë mund të jetë rreth 50 shtetas.