Lezhë, makina del nga rruga, vdes 27-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2013, 07:05
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç.Një automjet tip "BMW" me targa amerikane ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuasi i automjetit Gjovalin Vuksana 27 vjeç nga fshati Gajush i Lezhës.Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte automjeti ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.