Komisioni i Jashtëm shqyrton rezolutën çame
Projektrezoluta për Çamërinë e paraqitur nga PDIU-ja, i nënshtrohet shqyrtimit në Komisionin e jashtëm parlamentar. Deputeti Shpëtim Idrizi sqaroi njëra pas tjetrës 13 pikat e rezolutës, duke u shprehur i hapur për të ndryshime, por duke këmbëngulur në rëndësinë që ka një prej propozimeve, heqja e ligjit të luftës më Greqinë.“Rezoluta çame është një moment historik. Ju ftoj të bëhemi pjesë e një akti të mohuar të drejtësisë. Ne nuk mund të bëjmë strucin para një problemi kaq të madh pasi asnjeëpaqe nuk mund të ngrihet mbi padrejtësinë historike. Arsyeja e krijimit të PDIU ishte pikërisht ngritja e çështjes çame. Rezoluta për çështjen çame zgjidh çështjet e pabarazisë me fqinjin tonë jugor. Ne kërkojmë të abrogohet traktati i fqinjësisë,është në fuqi për 20 vjet, deri tani kanë kaluar 18 vjet. Gjithashtu kërkojmë të ngrihet lapidary për viktimat dhe varrezat e çamëve të mirëmbahen. Kërkesat e rezolutës çame thellojnë reciprocitetin në raportet dypalëshe. Ne duam drejtësi evropiane. Jemi para zgjedhjeve prandaj ftoj të gjithë partitë ta votojnë rezolutën pasi do marrin votat e gjithë shqiptarëve” u shpreh Idrizi.Idrizi ftoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të votojnë unanimisht rezolutën, jo vetëm për padrejtësinë që i është bërë popullësisë came, por sepse kjo rezolutë sipas tij do të ndihmojë dhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Një vendim i tillë, tha ai, do reflektohej edhe me mbështetjen me votë që do i jepnin partive shqiptarët në 23 qershor.Apelit për të votuar rezolutën iu bashkua edhe deputeti Dashamir Tahiri. Pas mbledhjes asnjë nga anëtarët e Komisonit të jashtëm nuk komentuan rezolutën.Projektrezoluta për Çamërinë hyri ne axhendën e Komisionit Parlamentar të Jashtëm më 22 janar dhe dy relatorët e draftit janë Qemal Minxhozi nga Partia Socialiste dhe Fatbardh Kadilli nga Partia Demokratike.Rezoluta çameRezoluta çame kërkon që në përputhje me neni 15 të Traktatit të miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë mes dy vendeve tona, dhe nenit 1 të Protokollit shtesë të KEDNJ-së, të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e lirë të të drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë.Për këtë duhet bërë abrogimi shprehimisht i Ligjit të Luftës dhe jo Gjendjes së Luftës e cila nuk ekziston normalisht që me vendosjen e Marrëdhënieve diplomatike në 1971, e sanksionuar dhe më vonë me vendimin e Qeverisë Papandreu në 1987.Rezoluta i kërkon qeverisë që nëpërmjet kontakteve diplomatike ta parashtrojë këtë kërkesë duke aktivizuar dhe instrumentet që dikur funksiononin, siç kanë qenë Komisionet dypalëshe.Këto Komisione duhet të identifikojnë ato akte ligjore, apo administrative që bien në kundërshtim me Traktatin e miqësisë dhe Konventën Europiane.