Përmbytjet në jug, qeveria nis të bëjë bilancin e pasojave

Qeveria ka nisur të bëjë bilancin e dëmeve që kanë shkaktuar përmbytjet në jug të vendit. Edhe pse situata nuk konsiderohet e kaluar plotësisht për shkak të sipërfaqeve ende të mëdha të mbuluara me ujë, Ministria e Bujqësisë ka nisur vlerësimin e bagëtive të ngordhura.Burimet zyrtare nga ky digaster bëjnë të ditur se janë mbi 2000 krerë bagëti të imta, mbi 36 mijë shpendë të groposur, 400 derra dhe rreth 35 bagëti të trasha ku përfshihen lopët, viçat e të tjerë.Sipas Ministrisë së Bujqësisë vetëm dëmi i bagëtisë llogaritet deri në 30 milionë lekë të reja. Përsa i përket tokave bujqësore, qeveria ende nuk mund të vlerësojë dëmet pasi shumë sipërfaqe janë ende të mbuluara me ujë, ndërsa në ato zona ku uji është tërhequr, janë të mbuluara me baltë.Kjo e bën të pamundur edhe vlerësimin e dëmit, që është shkaktuar tek prodhimi bujqësor. Ndërkaq Komisioni i Konstatimit ka nisur vlerësimin e dëmeve të shtëpive të prekura nga përmbytjet. Sipas të dhënave paraprake, rezultojnë të kenë qenë 1100 shtëpi nën ujë, nga të cilat 242 kanë qenë banesa 1-katëshe dhe janë dëmtuar më keq.Burime zyrtare nga emergjenca civile bëjnë të ditur se do të bëhet vlerësimi edhe një herë i mobiljeve të shtëpive. Për këtë do të ketë kompesim 100% ndërsa për dëmet në ndërtim kompesimi do të bëhet në masën 50%. Me dëme të kësaj natyre rezultojnë vetëm 2 banesa.