Basha nga Fieri: Rama të përcaktojë Fondin e Emergjencës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi banorët e Shtyllasit në Fier. Fermerët kërkuan te ndihmohen me bazë ushqimore për kafshët pasi përmbytja e kullotave dhe e ushqimit për gjënë e gjallë po çon drejt asgjësimit të blektorisë.Fermereve në Shtyllas u është shpërndarë bazë ushqimore për gjënë e gjallë derguar nga Kavaja dhe Durrësi, por banorët akuzuan komunën Levan se i ka braktisur.Sipas kreut të PD-së Qeveria duhet të përcaktojë Fondin e Emergjencës për zonat e përmbytura.Kreu i opozitës I shoqëruar edhe nga drejtues të PD-së në Fier, vizitoi edhe fshatrat Poro dhe Rrethfik ku janë ende të përmbytura qindra ha tokë bujqësore.Basha takoi banorë të fshatit Shtyllas, Bocovës, Poro dhe Rrethfik të Fierit të cilët, siç shkruan Bashan në fb, u ankuan për diskriminim në shpërndarjen e ndihmave.Ja çfarë shkruan Basha në facebook"Ne Poro, banoret kane humbur te gjithe bazen ushqimore per lopet dhe delet. 70 hektare toke bujqesore jane permbytur dhe jane nen gjysem meter rere. Ujesjellesi qe furnizon 15 fshatra eshte vetem 10 metra larg gllaberimit nga Vjosa. Askush nuk ka ardhur ti shohe, ti degjoje apo t'u qaje hallin.Ne Rrethfik uji mban te rrethuar dhjetera familje dhe ka prishur te gjithe bazen ushqimore per bagetine. Banoret jane ne gjendje te deshperuar. Edhe ketu ankohen per braktisje dhe diskriminim. Ato pak ndihma qe erdhen para 5 ditesh u ndane me mik. Shumica mbeti pa marre asgje.Qindra banore te Bocoves jane mbledhur te revoltuar para qendres se shperndarjes ne Qarr. Nuk kane marre asnje ndihme, "as nje fije bar" sic thane disa prej tyre. Ndihmat sipas tyre ndahen naten dhe sipas preferencave. " Pse keshtu? Permbytja nuk na ndau, qeveria na ndan ne te nenes e te njerkes. Taksat i paguajme te gjithe njelloj. Ndihmat i marrin vetem disa". Askush nuk ju pergjigjet. Magazina ne Qarr eshte e mbyllur, shteti eshte memec.Ne Shtyllas te Fierit ku jane permbytur teresisht 500 hektare toke dhe ushqimi per mbi 4 mije krere bageti. Askush nga shteti nuk eshte dukur akoma. Asnje ndihme nuk eshte shperndare. Banoret ankohen se po diskriminohen ne frymen e persekutimit te dikurshem. Nje ngarkese me ushqim per bagetite e nisur me ndihmen e degeve te PD Kavaje dhe Durres do te mberrije sot. Por kjo eshte e pamjaftueshme. Ku eshte shteti?