Ndarja e ndihmave, banorët e Novoselës akuza për abuzime nga Shtabi.Debate me Shakaj
Në Novoselë tërheqja e ujit u ka krijuar mundësi Shtabit të Emergjencave të vazhdojnë ndarjen e ndihmave për banorët dhe bazën ushqimore për bagëtinë. Por proçesi po shoqërohet me pakënaqësi mes banorëve që e cilësojnë abuziv dhe të paorganizuar nga zyrtarët vendorë që kanë listën me emrat e familjeve të dëmtuara.Ndarja e ndihmave për banorët e përmbytur në Novoselë ka sjellë përplasje mes tyre dhe zyrtarëve vendorë që po menaxhojnë proçesin.Banorja: Pa punë jemi, të mos na jepni ndhe një pako ushqime! Që njerëzit kanë marrë nga katër, pesë herë.Banori: Atje është plot me ujë.Shakaj: Sa i përket tokës bujqësore Bordi i Kullimit, do vijë inxhinierja tani, specialistët e tyre dhe do të shohin për pikat nevralgjike, për ti hapur urgjentisht për të hequr ujin.Banori: Atje janë plot me ujë, gjithë parcelat.Shakaj: Në fazën e parë u morëm se shpëtuam njerëzit, shpëtuam bagëtitë. Po japim ushqimet emergjente dhe pastaj do të fillojmë… Do vijë urgjentisht Drejtori i Bujqësisë.Banor tjetër: Pse nuk qëndrojnë tek mua, aty kaloi makina pse nuk qëndroi tek shtëpia ime?Shakaj: Do vijë dhe tek ti, me listë..Banori: Kush do vijë, ai erdhi. Çfarë liste, unë nuk kam marrë ushqim për bagëtitë, të gjithë mjorën dhe unë nuk kam marrë. Kam 10 kokë dhi. Asnjë nuk më ka sjellë prej 8 ditësh.Shakaj: Do të vi unë me makinën time tani, nëse nuk të kanë sjellë do ti sjell.Banorët vazhdojnë të thonë se ndihmat shkojnë në mënyrë abuzive dhe selektive në persona të caktuar.Banori: Ike ti dhe populli u turr i gjithi atje, pastaj makina iku. Më erdhi një kuti, gjysmën ja kam sjell Kryetarit këtu te zyra, kishte një salcë. Unë jam i sëmurë, të sjell dokumentet që marr ilaçe falas nga shteti me gjithë gruan .Banor tjetër: Më dhanë 8 thasë po ishin të njomë o Kanan. Ishin të lagët. E në rregull, dakord. Edhe bazë ushqimore dua unë për lopët.Banore tjetër: Kryeplaku ta bëjë si ai i Alibanit, mbushi makinën dhe çoi shtëpi më shtëpi. Jo i thërret këtu ca të nënës, ca të babës.Banore tjetër: Ka pasur abuzime nga të gjitha anët. Ne nuk kemi marrë asgjë, të mbytur jemi dhe ne atje njëlloj. As ushqime dhe as për bagëtitë.I rrethuar nga banorët e pakënaqur, kryekomunari Kanan Shakaj i ka siguruar se do të trajtohen me ndihma, madje çdo familje do dëmshpërblehet në masën 100%.Shakaj: “ Do vi shtëpi më shtëpi, do të vijë departamenti i bujqësisë me specialistët e tij për dëmet në bujqësi. Për dëmet në shtëpi, kompensimi do bëhet 100% për orenditë shtëpiake dhe për shtëpitë 50% kush i ka të pasiguruara.Por proçesi i shpërndarjes së ndihmave, pranohet dhe nga vullnetarë të Shtabit të Emergjencave që ka parregullsi për shkak të dyndjes së banorëve, nga frika se mos numri i pakove është i kufizuar.Aktualisht ka nisur tërheqja e ujit edhe nga tokat bujqësore në Novoselë, ndërkohë që banorët e fshatit Dëllinjë shpjegojnë se ndonëse uji u ka përmbytur tokat bujqësore, askush nuk është kujtuar për ta.