PD akuzon qeveri-polici për shpërthimet. Rama: Paçi faqen e zezë! Basha: Faqe e zeze jeni ju

Partia Demokratike shprehu shqetësimin sot për nivelin e pasigurisë në vend. Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, tha se opozita e ka denocuar që në fillim rënien dhe dobësimin e policisë nga njëra anë dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër.Sipas Palokës, në një kohë që krimi po fiton terren, Qeveria dhe policia nuk po garantojnë jetën e qytetarëve.“Partia Demokratike i kërkon Porkurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. Motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin.E sigurtë është një pistë, se ky nuk është reagim i malavitës ngaqë ndjehet e frikësuar prej Tahirit. Prej ditës së parë të detyrës, edhe më parë madje kur u aktivizua në politikë, Tahiri është në një dyshim publik, për shkak se ka jo pak dëshmitarë të shoqërimit të tij me emrat më të njohur të krimit të organizuar në vend”.Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar kryeministri Rama në fb.“Vetem nje fjale me vjen per reagimin zyrtar te PD mbi aktin terrorist ndaj familjes se Ministrit te Brendshem: Paçin faqen e zeze!”Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeopozitarit Lulzim Basha, i cili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se faqe e zezë është për ata që rikthyen në krye të rendit njerëzit e inkriminuar."Faqe e zeze per ate qe riktheu te inkriminuarit ne krye te rendit! Faqe e zeze per gradimin e krimineleve dhe trafikanteve me poste deri ne parlament. Faqe e zeze per kryeministrin qe urdheron dhunen kriminale kunder opozites dhe mbron dhunuesit-bandite. Faqja e zeze dhe turpi i zi qe ministri i rendit eshte bere njesh me banditet. Faqja e zeze qe ne nje vit e kthyet Shqiperine ne Kolumbi te Europes. Kush flen me qenin zgjohet me pleshta thote populli."Deklarata e plotë e PalokësTirana është gdhirë sot nën pluhurin e tritorit dhe ankthin e shpërthimeve të njëpasnjëshme.Aktet e rënda kriminale janë shprehje e pikës më të ulët ku ndodhet rendi dhe siguria publike.Shthurja e Policisë së shtetit, largimi prej saj i profesionistëve, përdorimi i kësaj strukture më urdhëra politikë dhe për propagandë qeveritare, ka lënë terren të lirë për bandat më të rrezikshme e për shfaqjen më të rrezikshme të krimit, sic janë shpërthimet me tritol.Njerëzit e tritolit dhe të krimit kanë lehtësi sot, derisa persona të inkriminuar janë futur në polici, dhe oficerë të policisë janë anëtarësuar në banda.Në asnjë kryeqytet të botës, edhe atje ku ka gjendje lufte, nuk ndodh një manifestim i tillë kriminal që e ka goditur rëndë sigurinë e qytetarëve.Partia Demokratike i kërkon Porkurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. Motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin.E sigurtë është një pistë, se ky nuk është reagim i malavitës ngaqë ndjehet e frikësuar prej Tahirit. Prej ditës së parë të detyrës, edhe më parë madje kur u aktivizua në politikë, Tahiri është në një dyshim publik, për shkak se ka jo pak dëshmitarë të shoqërimit të tij me emrat më të njohur të krimit të organizuar në vend.Sot kufijtë mes policisë dhe bandave kriminale nuk janë të dallueshëm, ndaj vetëm Prokuroria ka kreditet e duhura për të hetuar e zbardhur ngjarjet. Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë nivel pasigurie, dhe për këtë arsye, ne kemi denoncuar që në fillim, rënien e dobësimin e policisë nga njëra anë, dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër.Për cfarë na duhet qeveria, policia, dhe politika, nëse nuk i ofrojmë qytetarëve, shërbimin kryesor, më të qënësishmin, që është rendi dhe siguria publike.Kur krimi godet shtetin, e vazhdon të godasë në mes të Tiranës tregon se sa thellë ka depërtuar ai brenda tij. Pasiguria ndjehet sot kudo anembane vendit. Përplasje me armë, shpërthim tritoli kërcënime rrembim personi kjo është situata e rendit sot.