Shkodër, prej 1 viti pa paga, punonjësit e sigurisë së spitalit protestë

Punonjësit e sigurisë në spitalin rajonal të Shkodrës prej një viti janë pa marrë rrogat, edhe pse çdo ditë punojnë rregullisht.Përballë situatës së krijuar, ata po shkojnë drejt braktisjes së punës, e për pasojë duke lënë qendrën më të madhe shëndetësore në veri pa ruajtje.Janë 20 punonjës të shoqërisë që prej 13 vitesh ruajnë këtë spital, e që sot gjenden përballë këtij realiteti, ku detyrohen të apelojnë për ndërhyrje nga Ministria e Shëndetësisë dhe autoritete të tjera, pasi me këto para mbajnë familjen.Administratori i firmës, Gjin Shuja, akuzon direkt drejtues të lartë të mazhorancës dhe policisë së Shkodrës se kanë ndërhyrë për të krijuar këtë situatë, duke synuar që tenderin t’ia japin një firme tjetër. Për këtë arsye çështja, thotë ai, ka përfunduar në gjykatë dhe Ministrit Ilir Beqaj i është dërguar një shkresë zyrtare.Nga ana tjetër drejtuesit e spitalit rajonal të Shkodrës për këtë problem nuk pranojnë të flasin, duke i lënë në mëshirë të fatit këta punonjës, që ruajnë këtë institucion.