Refuzimi ndaj OSBE, Bumçi e Bushati akuza të ndërsjellta: Jep dorëheqjen

Refuzimi që Ministria e Jashtme bëri për të drejtuar Komitetin Ekonomik në OSBE është shndërruar në mollë sheri në Komisionin e Jashtëm. Ish-Ministri demokrat Bumçi kërkoi dorëheqjen e Ministrit Bushati që nuk e quajti Komitetin si të një rëndësie të veçantë. Debate ka pasur edhe për ligjin e shërbimit të jashtëm.Tiranë- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është ballafaqur për herë me Komisionin e Jashtëm pas vendimit për të refuzuar drejtimin e Komitetit Ekonomiko-Mjedisor të OSBE-së.Numri një i diplomacisë shqiptare e ka motivuar vendimin me faktin se Komiteti nuk ishte i rëndësishëm, në kushtet kur aspirata e Shqipërisë është kryesimi i OSBE, por nënvizoi konsultën që ka pasur me Ambasadën e Shqipërisë në OSBE, përpara vendimit final.Bushati: “ Nga misioni ynë në OSBE, Komiteti për të cilin sot flasim është konsideruar si më i parëndësishmi dhe më i padobishmi për e rastin e Shqipërisë dhe flasim për dokument të shkruar”.Përgjigja nuk u mirëprit aspak nga paraardhësi i tij, Aldo Bumçi, që e cilësoi vendimin si një skandal, që vë Shqipërinë në vështirësi para parnterëve ndërkombëtar. Duke e konsideruar si jo të denjë sjelljen e Ministrit Bushati, Bumçi tha se ky vendim mjafton për largimin e tij nga numri 1 i diplomacisë shqiptare.Bumçi: “ Ju nuk mund të qëndroni aty. Mund të qëndron i patjetër, nuk ju largon, por jeni përmbytur në skandale dhe nuk ka emergjencë civile dhe asgjë që t’ju shpëtojë.Një turp i diplomacisë sonë”.Selami: “ Mendimi im është që Shqipëria nuk përfaqësohet sa çduhet të institucionet ndërkombëtare. Dhe kam përshtypjen që fatkeqësisht një nga rasyet jeni edhe ju, do më lejoni”.Dosja e Ministrit të Jashtëm, ishte e rëndë sot, pasi mbante ndryshimet në ligjin për shërbimin e jashtëm, i cili është kundërshtuar jo pak.Duke u ndalur pikërisht në çështjet e debatuara, kryediplomati sqaroi se ndryshimet në ligj, nuk prekin asnjë kompetencë në emërimin e Ambadorëve, pasi Kushtetuta i jep Kreut të Shtetit vetëm rol formal.Bushati: “ Në rast se do ti referohemi Kushtetutës, Kushtetuta njeh vetëm dy aktorë: Kryeministrin si propozues dhe Presidentin si çertifikues”.Po ashtu, Bushati tha se përmes seancave të mbyllura në Komisionin e Jashtëm nuk po tentohet evitimi i Kuvendit, por vetë ligji kërkon një seancë diskrete në përzgjedhjen e Ambasadorëve.Ai gjithashtu , pranoi se ligji i ri nuk ka kuotë për Ambasdorët jashtë sistemit.Të gjitha këto pika, u kundërshtuan nga opozita.Bumçi: “ Shmang parlamentin, transparencën që sjell Parlamenti, përgjegjësinë dhe llogaridhënien që sjell. Shmang Presidentin se i thotë informal dhe trupit diplomatik, stafit të Ministrisë i thotë diplomatë do të bëhen ata që vendosim ne”.Në fund, Bushati garantoi se të gjitha sugjerimet e Komisionit do të merren parasysh në ndryshimet ligjore.Ministria e Jashtme, mësohet se ka kërkuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, Bujar Dida.Kjo është shkresa zyrtare e datës 17 nëntor 2014, që është drejtuar Kreut të Shtetit për lirimin e Ambasadorit, si dëshmi e operimit jashtë afateve, pasi ai ka 7 vjet në të njëjtën detyrë.Por deri më tani, Kreu i Shtetit nuk është shprehur .