"Bukuroshet e fjetura", makinat në hangar me vlerë 20 milionë euro

Në pamje të parë, nuk duket ndonjë gjë të veçantë në koleksionin e 60 automjeteve të prishura e të ndryshkura, disa prej të cilave i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.Por ditët e sotme, ky koleksion i përshkruar me emrin “bukuroshet e fjetura” , pritet të kapë vlerën e 20 milionë eurove në ankand.Sigurisht që këto nuk janë makina të zakonshme. Aty përfshihen marka të çmuara si Bugatti, Ferrari, Maserati, Delage etj.Mjeti që mban kurorën është një Ferrari 250 GT California Spider, një nga 37 të bëra gjithsej që kap vlerën 12 milionë euro. Në koleksion bën pjesë edhe një Maserati A6G Gran Sports, një ndër tre të prodhuarat gjithsej.Këto makina u koleksionuan ndërmjet viteve 1955 dhe 1965 nga sipërmarrësi, shpikësi dhe i apasionuari i makinave, Roger Baillon. Në vitin 1953, ai bleu një fermë në Francën perëndimore, me qëllim për ta shndërruar atë në një muze automobilash. Ai bleu gjithashtu një tren të vogël për të shoqëruar vizitorët. Duke qenë se biznesi nuk i eci, ai i shiti 50 makinat e tij. Baillor vdiq 10 vjet më parë.Nipi i tij, i cili nuk e kishte idenë e pasurisë së këtij koleksioni, pyeti për vlerat e makinave në një shoqëri ankandesh duke zbuluar vlerën e tyre.Pas vitesh neglizhence, këto makina do t’i rikthehen restaurimit duke i sjellë sërish në formën e tyre të mëparshme.