Mongoli, mumja 200 vjeçare që besohet se është gjallë
Shkencëtarët në Mongoli po ekzaminojnë trupin 200 vjeçar të një murgu. Disa besimtarë budistë besojnë se trupi vazhdon të jetë akoma gjallë sepse është në një ekstazë të thellë meditative.Trupi i ruajtur i murgut, i ulur këmbëkryq, u zbulua javën që shkoi, i mbuluar nga një lëkurë lope, në rrethin e quajtur Songino Khairkhan të kryeqytetit të Mongolisë, Ulan Bator.Sipas raporteve, mumja është dërgyuar në Qendrën Kombëtare të Ekspertizës në Ulan Bator, për studime të mëtejshme.Gankhüügiin Pürevbat, themeluesi i Institutit të Artit Budist në Mongoli tha për faqen online të lajmeve ‘Siberian Times’ : “Pozicioni në të cilin është ulur murgu, këmbëkryq, me dorën e majtë të hapur dhe dorën e djathë që simbolizon lutjen, tregon se murgu nuk ka vdekur, por është në një ekstazë të thellë meditimi”.Murgu mendohet të ketë vdekur në shekullin e 19. Identiteti i tij mbetet i panjohur.