David Beckham, papa-razzi i vajzës së vet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2015, 09:34
Ndërsa dolën një shëtitje nëpër rrugët e Londrës, ish-kapiteni i kombëtares së futbollit të Anglisë, i bënte vazhdimisht fotografi vajzës së tij, Harper.Vajza 3-vjeçare, dukej sikur sfilonte në mes të ftohtit në rrugët e Londrës, e veshur me një pallto ngjyrë bezhë dhe këpucë të stilit indian.Revista Sunday People, përveç punës së Beckham-it si ‘paparac’, na tregoi disa foto të tjera kur ish-futbollisti përqafonte gjithe dashuri të bijën e tij, gjë që padyshim do t’i pëlqejë bashkëshortes Victoria, dhe tre djemve Brooklyn, Romeo dhe Cruz.Ndoshta një ditë, Harper do të jetë pjesë e kopertinave të Vogue, ashtu si mamaja e saj.