Shakira e Pique, foto me djalin e sapolindur Sasha

Ndërsa Sasha i vogël mund të ketë talentin e babait, duket se djali i sapolindur i Gerard Pique dhe Shakira ngjan më shumë nga mamaja e tij.Vetëm një ditë pasi këngëtarja 38-vjeçare na tregoi një foto të këmbëve të djalit të saj të vogël, bukuroshja kolumbiane shpërndau në twitter foton e parë të vogëlushit.“Ne ju prezantojmë Sasha Pique Mebarak” dhe bashkangjitur me këtë fjali postoi një link që mundësonte dhurimin e bamirësive për fëmijët në mbarë botën.Ky është djali i dytë i ish-trajneres së The Voice dhe futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique.Pas postimit në twitter Shakira shpjegoi edhe domethënien e emrit Sasha. “Emri Sasha ka origjinë greke dhe ruse dhe do të thotë ‘mbrojtës i njerëzimit’,” shkroi Shakira.Sasha erdhi në jetë më 29 janar në Barcelonë, dhe i bashkohët vëllait të tij dy vjeçar Milan.