Sam Smith dhe Beck, dominues në "Grammy Awards 2015"
Sam Smith dhe Beck ishin fituesit e mëdhenj në 57 vjetorin e Grammy Awards, duke dominuar kategoritë më të mëdha në natën më të madhe të muzikës.Në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles, Smith është vlerësuar për këngën dhe interpretimin më të mirë me “Stay with me” (Darkchild Remix), ndërsa për albumin më të mirë është vlerësuar këngëtari Beck. Albumi "In The Lonely Hour" është shpërblyer si albumi më i mirë Pop.Fitorja e Sam Smith shënoi fitoren e parë të një artisti britanik që nga viti 2009 me fitoren e Adele.“Kjo është nata më e mirë e jetës sime, dua të falenderoj ata për të cilët është ky rekord”- tha Smith pasi mori rekordin e vitit.Fitues të tjerë të rëndësishëm janë edhe reperi Pharrell dhe Beyonce, që të dy kanë fituar nga tre Grammy.
