“Fifti Shades of Grey”, fushata kundër shfaqjes së filmit

‘Fifty Shades of Grey’ është filmi më i përfolur kohët e fundit në të gjithë botën. Filmi ka ngjallur shumë debate dhe polemika.Aktivistët  në ShBA dhe Kanada u bëjnë thirrje të gjithë njerëzve që në vend të shpenzimit të 50 dollarëve me bileta dhe kokoshka për të parë filmin, mund të bëjnë një gjest human për gratë e dhunuara, duke e dhuruar atë shumë parash në llogaritë e organizatave dhe shoqatave për mbrojtjen e tyre.Slogani i fushatës së tyre ishte: “Hollywood-i nuk ka nevojë për paratë e tua, gratë e dhunuara po”!Ka qenë zbardhja e trajlerit të filmit ajo që ka shkaktuar reagim dhe ka vënë në lëvizje organizata dhe shoqata të mbrojtjes së të drejtave të femrave të dhunuara të cilët kanë bërë thirrje për bojkotimin e këtij filmi.“Fifti Shades of Grey” është konsideruar si filmi më erotik i dekadës, pasi përmban rreth 12 skena seksi që përbëjnë 20 minuta nga 100 që zgjat filmi.Filmi do të shfaqet për herë të parë me 14 shkurt (Shën Valentin) ndërsa duket se ka zgjuar interesin e miliona njerëzve në mbarë botën për ta parë. Trajleri i tij është parë në “Youtube” më shumë se 45 milionë herë.