Çmimet BAFTA, triumfon drama "Boyhood" me 3 trofe
Drama "Boyhood" fitoi tre çmime përfshi edhe atë si filmi dhe regjia më e mirë në ceremoninë e çmimeve BAFTA, ndërsa "Grand Budapest Hotel" fitoi pesë çmime, por asnjë prej atyre më të rëndësishëm."The Theory of Everything", bazuar mbi jetën e shkencëtarit të paralizuar Stefen Hoking, fitoi tre çmime të tjerë, përfshi atë të aktorit më të mirë protagonist, Edi Redmejn.Vetë aktori tha se Hoking dhe familja e tij e kanë mbështetur mjaft prodhimin e filmit, madje ai ishte i pranishëm edhe ceremoni, ku edhe u prit me ovacione të mëdha ndërsa prezantoi njërin prej çmimeve.Çmimi për aktoren më të mirë protagonist e fitoi Xhulien Mur, në rolin e një mësueseje të sëmurë me Alchajmer në filmin "Still Alice".Çmimet BAFTA jepen nga Akademia Britanike e Filmave, një prej akademive më prestigjoze në botën e kinematografisë dhe i paraprijnë çmimeve Oscar që do të ndahen në Los Anxheles në 22 shkurt./Oranews.tv/