Burri që ecën 21 milje në ditë për të punuar

Ndonjëherë një histori e thjeshtë mund të të ndryshojë jetën. Kjo i ndodhi James Robertson-it, një 56-vjeçari nga Detroit që ecën 21 milje në ditë nga shtëpia në punë dhe anasjelltas.Ai e lë shtëpinë në tetë të mëngjesit dhe kthehet në orën 4 të mëngjesit të ditës tjetër. Kjo për arsye se me rrogën që merr, James nuk e ka luksin të ketë një makinë.Evan Leedy, një student i Universitetit të Detroit, hapi një llogari bankare për të siguruar para për t’i blerë James Robertson-it një makinë. Kjo nismë e Evan nisi me një synim të vogël prej 5,000 dollarësh por arriti në plot 200 mijë dollarë pasi historia e Robertson preku shumë njerëz në mbarë botën.“Jam i shokuar,” tha Robertson për revistën Magazine. “Kush do ta kishte menduar se një ecje e thjeshtë çdo ditë do të më ndryshonte jetën. Tani më duhet t’i jap makinës përsëri dhe të fle 2 orë gjumë më shumë”.