“Liza në Botën e Çudirave” mbush 150 vjeç

Ndërkohë që libri aq i dashur për fëmijë i periudhës viktoriane në Britani mbush 150 vjeç, një ekspozitë në Teksas rikthehet pas në histori për të na treguar ‘aventurat e Lizës në Botën e Çudirave’.Libri i Lewis Carroll tërhoqi pas vetes shumë fëmijë kur u publikua në vitin 1865, dhe meqë u bë tejet popullor u përshtat dhe në teatër.Ndërsa në ditët tona, ai libër është bërë edhe pjesë e industrisë së filmit.Ekspozita në Harry Ransom Center, përmban më shumë se 200 materiale, përfshi këtu edhe publikime, letra e vizatime të rralla.Ekspozita tregon nëpërmjet fotove, se si u rrit popullariteti i Lizës.Një nga organizatoret e ekspozitës tha se pjesa më e madhe e fëmijëve janë njohur me Lizën nëpër filma, apo shfaqje teatri dhe shumë pak prej tyre kanë rënë në kontakt me veprën origjinale.