Kafeneja me dele, e famshme në Korenë e Jugut

Pronari i një kafeneje të vogël në Seul ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr klientët.Ai ka marrë dy dele që ti përkëdhelin klientet e tij, duke qenë se më 19 shkurt të 2015, nis viti i deleve.Për vendasit sjell mbarësi, teksa një çift i ri në kafene thotë se mbase ka ardhur koha të vizitojnë një fermë delesh"Ne kemi planifikuar të vizitojmë një fermë delesh, por është shumë larg dhe duhet kohë për të shkuar deri atje. Dëgjuam për këtë vend dhe erdhëm të vizitojmë delet. Kjo është një mundësi e mirë për të parë dhe vizituar delet. Është diçka e re dhe shumë zbavitëse" thotë 21- vjecarja Lee Hyeon-ji, e cila ka ardhur në kafenenë e deleve se bashku me të dashurin e saj.Një tjetër klient në kafene nga Hong Kongu thotë se ka lindur në vitin e deleve." Më pëlqejnë delet sepse edhe kam lindur në vitin e deleve. Është shumë e vecantë të komunikosh me delet dhe shumë zbavitëse gjithashtu, thotë turistja 24 vjecare Kit Man.Kurse pronari i kafenesë, Lee Këang-ho, thotë se kafeneja e tij vizitohet nga turistë që vijnë nga mbarë bota."Nuk e di se si është njohur në botë, por unë kam vizitorë nga shumë vende të botës, si Maqedonia, Arabia Saudite , Zelanda e re dhe madje nga vende që as i njoh.Në Korenë e Jugut delet simbolizojnë mirësi, përulësi dhe respektin për prindërit.