Familjarët e Bob Marlit, fushatë në internet për 70-vjetorin e lindjes
Familja e legjendës së muzikës rege, Bob Marli, ka nisur një fushatë përkujtimore sipas të cilës do të publikojë pamje të rralla filmike të tij, në ditën që do të kishte shënuar 70 vjetorin e lindjes. Në pamjet e patransmetuara më parë janë përfshirë disa nga koncertet e tij live, si dhe versione të remiksuara të hiteve të tij.Fushata e emëruar "Ndaje Dashurinë" është nisur për të nderuar vizionin e këngëtarit për një botë me më shumë paqe. Dashamirësit e tij inkurajohen që të hedhin gjithashtu në internet pamje filmike ku edhe ata ndajnë dashurinë me botën, sikurse bënte legjenda e reges.Dhe sipas organizatorëve të nismës, për çdo video të ngarkuar në internet do të dhurohet një dollar për bamirësi, që pritet të shkojë në ndihmë të vendeve në zhvillim.Pamjet ekskluzive të viteve '70 të Marlit do të nisin të transmetohen në 17 shkurt. Marli, i ndarë nga jeta në vitin 1981 në moshën 36-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin, konsiderohet si ikona e muzikës xhamajkane në botë.Një vit më parë familja e tij regjistroi një markë me nënprodukte të marijuanës, të cilën e quajti me emrin e thjeshtë "Bari", aq të dashur për Marlin.