Shpenzon 4000 dollarë për t'i propozuar të dashurës, por ajo i thotë 'jo'

Pasditja e një burri në Melburn të Australisë përfundoi ndryshe nga ai shpresonte kur iu refuzua një propozim i bukur martese nga e dashura e tij. Michael shpenzoi mijëra dollarë për të shkruar me tym në qiell "Maree, martohu me mua" shoqëruar me një zemër, mesditën e së enjtes. Por fatkeqësisht Maree nuk e pranoi propozimin e tij. Pas shumë postimesh të bëra në rrjetet sociale nga qytetarët e Melburnit që fotografuan propozimin, Michael tha për Daily Mail Australia se ky i fundit dhe Maree, kishin qenë në një lidhje 8 vjeçare përpara se të ndaheshin 9 muaj më parë. "Ne folëm disa javë më parë, dhe mendova se duhet të bëja diçka për t'i treguar se Maree më intereson vërtet," tha ai. "Mendova se do të ishte ide e mirë të shfaqja emrin e saj në qiell dhe ta bëja të kuptonte se sa e rëndësishme është për mua. Për vlerën që kishte qëllimi im, do të kisha paguar edhe më shumë. Por ajo tha jo". Pavarësisht se lidhja e tyre kësaj rradhe përfundoi me të vërtetë, Michael qëndron pozitiv duke thënë se të paktën bëri më të mirën. australi 2