Zuckerberg, 75 milionë dollarë për spitalin e San Franciskos

Themeluesi i rrjetit social më të përhapur në botë, Facebook,  Mark Zuckerberg, dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, kanë dhuruar jo pak, por plot 75 milionë dollarë për spitalin publik të San Franciskos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Shuma e dhuruar do të kontribuojë në dyfishimin e shërbimeve  të urgjencës në General Hospital dhe gjithashtu në shtimin e shtretërve dhe furnizimin e spitalit me mjete sanitare, medikamenete dhe pajisje të nevojshme për shërbim sa më të mirë ndaj pacientëve,” u shpreh Zuckerberg.Spitali publik i San Franciskos, në të cilin Priscilla Chan ka punuar për disa vite, po punon për shtimin e departamenteve të ndryshme dhe hapjen e një qëndre traume. Donacioni i Zuckerberg, i konsideruar më bujari i bërë ndonjëherë në spitalet amerikane, do të jetë edhe në qendër të inagurimit  të spitalit , i parashikuar në dhjetor të 2015.