Kanye West ‘shpërthen’ kundër çmimeve Grammy pas fitores së Beck

Në një video që faqja online TMZ postoi të hënën, Kanye West përpunoi komentet e tij rreth këngëtarit Beck dhe Çmimeve Grammy.“Nuk e kam inatin me Beck, por me Çmimet Grammy,” tha ai pasi në fjalët e mëparshme të tij, la të kuptohej se Beck nuk ishte një artist i vërtetë.“Beck e di që duhet të kishte fituar Beyonce. Unë kam simpati për Beck, por nuk ishte në lartësinë e duhur për të fituar çmimin ‘Albumi i Vitit’ ,” tha West.Gjastë transmetimit direkt të dielën në darkë, Kanye West u fut në skenë pasi ylli i rrokut Beck fitoi çmimin ‘Albumi i Vitit’ duke e injoruar në një fare mënyre atë.Shumë menduan se Kanye po bënte shaka, por më pas në intervistën me TMZ, ai pohoi se ishte me të vërtetë i indinjuar me Çmimet Grammy.“Nëse Grammy-t duan që aty të marrin pjesë artistë të vërtetë, nuk duhet të luajë më me ne,” përfundoi Kanye West.