Rihanna ‘noton’ me peshkaqenët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2015, 09:03
Kopertina e revistës Harper’s Bazaar, për muajin mars të këtij viti, ka Rihanna-n në gojën e një peshkaqeni.Bukuroshja nga Barbados provoi edhe një herë veten si një ikonë e modës në këtë kopertinë. Këngëtarja, nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, shpërndau kopertinën e Bazaar dhe shumë foto të tjera të mërkurën në mbrëmje.Për skeptikët, faqja e Harper’s Bazaar, shpërndau edhe video nga skena kur Rihanna noton mes tre peshkaqenëve tigër, të paktën 2.5 m të gjatë, në Akuariumin e Floridas.