Kim Kardashian, nudo për revistën LOVE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2015, 10:41
Misioni i Kim Kardashian për të “thyer” internetin vazhdon.Vetëm 3 muaj pas shfaqjes nudo në revistën Paper Magazine, ylli i Shoëbiz-it amerikan është përsëri në qendër të vëmendjes, kësaj rradhe në revistën britanike LOVE magazine.Revista angleze zbuloi disa foto sensuale të 34-vjeçares Kim Kardashian, të shoqëruar me disa veshje të firmës Prada.Kim, pas shumë kritikave, i ka injoruar të gjithë duke thënë se është krenare për trupin e saj nudo. “Kur je krenare për trupin tënd nudo, dhe fotografohesh nga një fotograf i famshëm mode si Steven Klein, pse mos ta përdorësh trupin si manekin për veshjet dhe aksesorët Prada?”