Shpiku aparatin e thithjes së çokollatës me hundë

Kur mjeshtri i çokollatës, Dominique Persoone, krijoi pajisjen për thithjen e çokollatës për një festë të grupit "Rolling Stones" në vitin 2007, nuk e kishte imagjinuar kurrë suksesin që ta ndiqte nga pas, përtej skenës së rock'n'rollit. Por sot, 7 vjet më pas ai ka shitur plot 25 mijë pajisje të tilla. I frymëzuar nga pajisja e shpikur nga gjyshi i tij për cigare, edhe Persoone krijoi të ashtuquajturën "Goditja e çokollatës" duke krijuar një hit me çokollatën pudër peruane apo nga republika Domenikane, përzier me mjedër apo xhenxhefil.Paketimi i pajisjes ka një paralajmërim kundër thithjes së terpruar, por vetë Persoone këmbëngul se pajisja gjithsesi është e sigurtë. Ai është frymëzuar nga roli që hunda e gjithsecilit prej nesh ka në nuhatjen e ushqimit dhe ideja ishte zbavitëse."Epo jeta është e mërzitshme, le të bëjmë pak qejf. Unë dua vetëm të kënaq klientët. Unë nuk jam ai djali i keq që promovoj drogën, jo jo aspak. Unë dua thjesht që njerëzit ta provojnë dhe të kënaqen" tha 46-vjeçari nga ambjentet e fabrikës së tij të çokollatës.dominique persoPersoone vlerësohet se ka krijuar një inovacion në historinë e kulinarisë. Persoone ka bërë shpikje që sot janë të njohura në mbarë botën, siç është rasti i krijimit të çokollatës me salcë proshute dhe qepe, madje edhe me barishte.Përpara se të perfeksiononte aparatin e tij për thithjen e pluhurit çokollatë, çokollatë-bërësit iu desh kohë për provat dhe përpara se të realizonte formulën përfundimtare, ai përdorte edhe çokollatë që përfshinte spec djegës."Nëse çokollata që ti thith përmes këtij aparati është shumë e thatë, atëherë edhe shija që të lë nuk është e mirë dhe nuk e kupton dot funskionin e tij. Ndaj për këtë arsye, që funskioni të ishte 100%, ne e miksojmë çokollatën me speca djegës. Por kjo, pavarësisht se e provuam disa herë, ishte ide jo e mirë. Në fund, e miksuam çokollatën me mente dhe xhenxhefil dhe ajo vërtet t’i liron hundët. Më pas, çokollata shkon drejt e në tru dhe qëndron atje për rreth 15 minuta. Ky është efekti i saj".A Chocolate Shooter is displayed in the factory of Belgian chocolatier Persoone in BrugesKy aparat për çokollatën kushton 45 euro dhe eksportohet prej kohësh në Rusi, Indi, Kanada, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.Por jo të gjithë e pëlqejnë dhe e pranojnë këtë ide."Çokollata është dicka shumë e mirë, që të gjithë ne duhet ta konsumojmë, ka aromë shumë të mirë për ta nuhatur por jo për ta thithur,” thotë Sabien Skieperare.Ndërsa turistja britanike Carol Beasley mendon se për këtë gjë, duhet të mendohet gjatë:"E vetmja gjë që kam nuhatur dhe thithur në jetën time ka qënë në moshën 14 vjeçare dhe kam thithur diçka tjetër. Por çokollatë, ta thithësh me hundë. Më falni por çfarë kuptimi ka? Është thjesht shaka. Me siguri është shaka".