Gruaja dhe fëmijët e Robin Williams luftojnë për pasurinë e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2015, 09:33
Bashkëshortja dhe fëmijët e Robin Williams po përballen në gjyq për pasurinë e ish-komedianit.Në disa dokumente të paraqitura në Gjykatën e Lartë të San Francisco-s, bashkëshortja e Robin, Susan, pretendon se disa nga sendet personale të aktorit janë marrë pa lejen e saj.Fëmijët, Zachary, Zelda dhe Cody mendojnë se Susan po përpiqet të ndryshojë testamentin. “Fëmijët Williams janë zemërthyer që Susan Petitioner, bashkëshortja e Robin në më pak se tre vjet, ka vepruar kundër dëshirave të tij në planifikimin e pasurisë,” thanë avokatët e fëmijëve në gjykatë.Robin Williams vari veten në muajin gusht në shtëpinë e tij në Tiburon. Bashkëshortja Susan tha se aktori dhe komediani vuante nga depresioni dhe nga sëmundja e Parkinsonit.