Parashikimi për Greqinë, eksperti amerikan thotë se do dalë nga Eurozona
Ish-kreu i Bankës Qëndrore Amerikane, Alan Greenspan, parashikon se Greqia do të dalë nga zona euro.“Nuk besoj se Greqia do të arrijë të rinegociojë borxhin me kreditorët europianë, pa u larguar nga Eurozona”, tha Greenspan në një prononcim për BBC.“Përfundimisht unë mendoj se Greqia do të largohet nga zona euro, gjë e cila nuk ndihmon as Greqinë dhe as Bashkimin Europian. Është thjesht çështje kohe, para se palët të kuptojnë se ndarja është strategjia më e mire”, tha Greenspan, kryetar i Rezervës Federale nga viti 1987 deri në 2006 ."Problemi është se unë nuk shoh vazhdimësi të zonës euro, nëse secili anëtar i Bashkimit Europian nuk integrohet politikisht”.Pas fitores së Syrizas në zgjedhjet e Greqisë, kryeministri Tsipras dhe Ministri i Financave, Janis Varufakis, nisën një turne në Europë për të rinegociuar borxhin me kreditorët, por Berlini duket se ka pak vullnet për një gjë të tillë, ndërkohë që Banka Qëndrore Europiane ndryshoi kushtet, duke mos pranuar më bonot greke që nga 11 shkurti.Tsipras do të takohet me udhëheqësit e BE në samitin e Brukselit të enjten, pas takimeve të Varoufakis me Ministrat e Financave të Eurozonës.