Fier, LSI ndihma ushqimore për bagëtitë në Darzezë dhe Pojan
Rreth 25 tonë bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Pojan dhe Darëzezë u sigurua nga deputetet e LSI-së së Qarkut të Fierit, Petrit Vasili dhe Robert Bitri, të ndihmuar edhe prej fermerëve lushnjarë të komunave Tërbuf dhe Krutje.Nga Darëzeza, deputeti Petrit Vasili qetësoi fermerët kur u tha se ndihmat do jenë të pandërprera.Petrit Vasili : “Pikësynimi është që çdo familje të zgjidhë sa më shpejt problemet më akute të saj, në mënyrë të veçantë ushqimin e bagëtive. Ndihmat janë të pandërprera. Në rastin tonë kanë ardhur ndihma edhe nga fermerët e Lushnjës, dhe do vazhdojnë të japin edhe në ditët në vazhdim derisa situata të kalojë dhe njëkohësisht bashkë me këto do të ecë edhe proçesi i evidentimit, vlerësimit që do mund t’i hapë rrugë asaj që ka ndodhur”.Për kryekomunarin e Dërmenasit, Viktor Fasko, është e vështirë për të përcaktuar faturën e dëmeve në një kohë që uji nuk është larguar plotësisht.Viktor Fasko : “Deri tani dëmet janë të konsiderueshme. Akoma nuk mund të vlerësojmë të gjitha dëmet sepse një pjesë është e përmbytur akoma nën ujë duke filluar që nga tokat bujqësore e deri tek banesat”.Ndihmat për familjet e përmbytura në qarkun e Fierit do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.