SHBA, trupa në terren kundër Shtetit Islamik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë seriozisht dërgimin e trupave ushtarake në terren, pas sulmeve ajrore të cilat nuk kanë shënuar sukses të prekshëm në luftën kundër Shtetit Islamik.Lajmi bëhet i ditur nga Komanda Qëndrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  e cila deklaron se fillimisht po mbledh sa më shumë informacione nga agjentët në Mosul, për të vendosur më pas dërgimin e trupave në terren, të cilat do t’i bashkohen ushtrisë irakiene në luftën kundër Shtetit Islamik.Përfaqësues të lartë të Komandës Qëndrore amerikane shprehen për rrjetin CNN, se lëvizja e parë e ofensivës është parashikuar në muajin prill. Duke dashur të mbetet anonim, përfaqësuesi i komandës thotë se Shteti Islamik vazhdon të përforcojë pozicionet e tij në Mosul dhe fuqia e tij po rritet në mënyrë të ndjeshme.Forcat ushtarake irakiene mund të kenë nevojë për ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të identifikuar objektivat  ushtarake të Shtetit Islamik, thotë ai, duke shtuar se në këtë pikë ushtria amerikane do t’i bëjë kërkesë Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit për dërgimin e trupave në terren.Ndërkohë sulmet ajrore të Jordanisë kundër Shtetit  Islamik vijonë me intensitet të lartë që pas vrasjes barbare të pilotit Kasasbeh, i cili u dogj i gjallë në një kafaz.Gjithashtu koalicioni ndërkombëtar vijon sulmet në provincën Raka, në veri të Sirisë, e konsideruar kryeqendra e Shtetit Islamik.  Por ka një shqetësim në rritje sa u përket militantëve të kryer në konfliktet, të cilët sipas  aktivistëve kundër IS janë kthyer në vendet e tyre të orgigjinës për të kryer sulme kamikaze.