Elbasan, zjarr pranë një pallati, merr flakë dhe libraria në katin e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2015, 17:00
Zjarr pranë një pallati në Elbasan. Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme në afërsi të Postës së qytetit.Ende nuk ka informacion mbi rrethanat apo shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mësohet se flakët kanë përfshirë dhe një librari në katin e parë të pallatit, e cila është në pronësi të shtetases Flora Mushi.Policia dhe 2 zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien në kontroll dhe shuarjen e plotë të zjarrit.