SHBA, hapi zjarr në shtëpinë e ish-bashkëshortes, vret 5 persona e plagos 2 të tjerë
5 persona mbetën të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në perëndim të Atlantas, ku një burrë hapi zjarr pasi hyri me dhunë në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij. Sipas autoriteteve vendase, mes viktimave ka edhe fëmijë, por edhe autori, për të cilin policia tha se ka vrarë veten pas sulmit.Përveç 5 viktimave, dy persona të tjerë mbetën të plagosur në ngjarjen e rëndë. Jo të gjithë viktimat janë identifikuar dhe ende nuk është e qartë se çfarë lidhjesh kishin me autorin e vrasjes. Gjithashtu emri i personit që vrau katër persona nuk është bërë ende i ditur, dhe nuk janë dhënë detaje mbi lidhjen dhe ndarjen e çiftit.Policia shkoi në vendin e ngjarjes të shtunën pasdite, pasi fqinjët e gruas njoftuan autoritetet pasi dëgjuan të shtënat dhe ulërimat. Sherifi i zonës, Glenn Daniel, tha se shumë detaje mbeten ende per t’u hetuar, ndërkohë që shprehu keqardhjen për fëmijët e mbetur viktima." Është një situatë e vështirë. Gjithmonë kur viktimat janë fëmijë është situatë e rëndë, janë të pafajshëm dhe vërtetë është për të ardhur keq. Gjithsesi hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje,” tha ai.Mediat amerikane raportojnë se të shtënat kanë ndodhur jo vetëm brenda shtëpisë , por edhe jashtë saj.