Zhbogar: Trepça nuk ka qenë në axhendë, varet nga Mustafa dhe Vuçiç

Kreu  i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, thotë se në takimin e nesërm që pritet të mbahet në Bruksel mes Shefes për Politikë të Jashtme të BE, Frederika Mogherini,  kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç,për secilën palë  do të jetë diçka e re.Zhbogar thotë se nuk i kanë detyruar asnjëherë të bisedojnë për diçka. Sipas tij, janë aty për të parë nga afër si po shkojnë bisedimet. Për Trepçën,kreu i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, thotë se është në dorë të Mustafës dhe Vuçiçit nëse duan ta fusin në axhendën e bisedimeve."Trepça nuk ka qenë në axhendë, nuk është diskutuar, por mbetet të shihet nga dy udhëheqësit nëse do pranojnë të diskutojnë për të. Ne nuk kemi detyruar askënd të flasë për asgjë. Mendoj se do i dëgjojmë të dyja palët të hënën dhe të shohim çfarë do të ndodhë më pas. Bashkimi Europian nuk ka ushtruar asnjëherë trysni ndaj palëve për ndonjë çështje, përveç se për gjyaktën,” thotë Zhbogar.Në takim me Mogherinin do jenë të pranishëm edhe dy ish kryeministrat Thaçi dhe Daçiç. Takimi shënon vazhdimin formal të dialogut në nivelin më të lartë politik, ku pas gati një vit pauze në tavolinën e negociatave do ulen dy kryeministrat dhe lehtësuesja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga kabineti i Mogherinit, thuhet se dy kryeministrat do rishikojnë progresin e arritur deri më tani në dialog dhe të vendosin si do të proçedohet  më tej në normalizimin e raporteve.