Ulen prurjet në kaskadën e Drinit, rriten në Vaun e Dejës dhe Koman

Në veri të vendit edhe sot ka shkarkime nga Hidrocentarali I Fierzës. Por krahasuar me një ditë më parë raportuar nga 3 hidrocentralet e kaskadës së Drinit ka një ulje të prurjeve, por e kundërta ka ndodhur me Komanin dhe Vaun e Dejës ku ka një prurje të ujit.Nga kaskada e Vaut të Dejës shkarkimet janë rreth 400m3 në sekondë. Ndërsa përsa i përket situatës së prurjeve sipas raportimeve shkojnë deri në 500m3 në sekondë. Aktualish ky HEC ndodhet në kuotën e 75 metër, pra 1 metër larg pikës maksimale.Në Koman prurjet janë 1000m3 për sekondë kurse shkarkimiet janë 700m3 për sekondë dhe po punon me 3 turbina.Ndërsa HEC i Fierzës po punon me 4 turbina.Nëse shkarkimet në këto kaskada do të vazhdojnë atëherë zona e nën Shkodrëz rrezikon të ketë disa zona të përmbytura.